“Nuk po e shoh Tahirin…” Shqetësimi i Ramës gjatë prezantimit të platformës së bashkëqeverisjes

SEANCE PARLAMENTARE - Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, gjate nje seance parlamentare, ku Gentian Salaj eshte zgjedhur krytari i ri Autoritetit te Medias Audiovizive, AMA./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - Prime Minister, Edi Rama and Saimir Tahiri, Minister of Interior, during a parliamentary session.

Edhe pse nuk është shprehur, Saimir Tahiri nuk e ka fshehur pakënaqësinë që nuk u bë pjesë e qeverisë “Rama 2”.

PS i caktoi atij detyrën e Koordinatorit Kombëtar në Platformën për Bashkëqeverisjen me Qytetarët, një detyrë kjo mjaft e rëndësishme sipas kreut të qeverisë Rama. Pikërisht sot u prezantua edhe kjo platformë e cila do të nisë të jetë e aksesueshme për të gjithë qytetarët.

Por gjatë aktivitetit, kryeministri Rama përmendi emrin e Koordinatorit, pra Saimir Tahirit, duke thënë se “Kemi një koordinator kombëtar që është nuk e pashë sot po aty duhet të jetë Saimir Tahiri”.

“Kemi caktuar një koordinator Kombëtar, Tahirin. Nuk e pash sot, por me siguri do jetë diku. Ai do vërë në dispozicion të procesit eksperiencën e tij organizative. Do bëjë pikërisht këtë gjë, me mbështetjen e të gjithëve ne. Do angazhohemi ne si qeveri dhe deputetë e të gjithë anëtarët. Si do bëhet kjo? Në fazën e parë do bëhet me fjalë, më pas me vepra.”, tha Rama.

Pyejta që ngrihet është nëse ishte apo jo Tahiri? Nëse ai mungonte a është ky një gjest i hapur që tregon ftohjen mes Ramës dhe Tahirit?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU