“Nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën politike para zgjedhjeve”, kujt i drejtohet mesazhi i Metës?

Në një mbledhje të komitetit drejtues të Tiranës të LSI, kreu i saj Ilir Meta ka folur në lidhje me zgjedhjet e qershorit dhe ka lëshuar një mesazh pa “adresë” konkrete. Sipas tij, tanimë që ndodhemi pranë zgjedhjeve, nuk janë të pakta tentativat politike, që në mënyrë artificiale kërkojnë të tensionojnë situatën. Por nëse Meta i referohet protestës së PD-së apo mesazhin e ka drejtuar  për kryeministrin, Meta nuk e ka saktësuar.

“Hyjnë në një cikël mjaft të rëndësishëm, atë të ripërtëritjes programore të LSI në prag edhe të zgjedhjeve të qershorit. Javën e ardhshme do të ngrihen komisionet sipas fushave konkrete. Ju ftoj të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë që të bëhen pjesë e ktyre komisioneve. Natyrisht që do të ftohen edhe ekspertë të fushave. Përgatitjet për 18 qershorin në të gjitha drejtimet, nuk duhet të na shpërqendrojnë nga angazhimi ynë për të mos humbur fokusin nga disa nga reformat e vendit, sikurse është vazhdimi në mënyrë transparente i reformës në drejtësi, pasi është kusht e kërkesë për hapjen e negociatave. E vëmë re që nuk mungojnë përpjekjet për të tensionuar artificialisht situatën politike parazgjedhore.

Dua të shpreh angazhimin tonë, për të gjeneruar gjithnjë një klimë sa më kontruktive dhe racionale për vijimin e reformave dhe njëkohësisht dua të shpreh vendosshmërinë tonë për t’i shërbyer me standartet më të larta zgjedhjeve të ardhshme të qershorit…”-tha kreu i LSI./java/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU