‘Nuk mund ta duam Shqipërinë më shumë se opozita juaj’, Rama tregon bisedat me të huajt

Pas akuzave të deputetit Sali Berisha, se ‘çështja Tahiri’ është kusht kryesor për integrimin e vendit, ka reaguar kryeministri Rama.

Rama deklaroi se qeveria dhe opozita duhet të jenë bashkë për hapjen e negociatave.

Në repliken me Berishën, kryeministri deklaroi se skuqen sa herë bisedon me ndërkombëtarët.

Ata thonë nuk mund ta duam ne Shqipërinë më shumë se opozita juaj“, deklaroi Rama

“Fole për partnerët dhe the se çfarë na thonë ne ata. Ata thonë diçka për të cilën me vjen zor. Ata thonë, nuk mund ta duam ne Shqipërinë më shumë se opozita juaj. Ata thonë si është e mundur që opozita nuk e kupton këtë periudhë kaq të rëndësishme për vendin. Nuk lini rast pa hedhur baltë ndaj kujtdo që iu drejtohet në anglisht. Unë isha në Bruksel dhe fola vetë me ta, por ju flisni në emër të tyre. Të gjithë përfaqësuesit më të lartë në Bruksel, janë njëzëri për të çelua negociatat me Shqipërinë“, deklaroi kryeministri.

Çfarë na pengon të jemi bashkë gjatë këtyre 6 muajve, pyeti kryeministri opozitën?

“Është moment historik. Duhet të jemi bashkë për negociatat dhe reformën në drejtësi. Nuk keni pse sajoni dhe shpifni. Dukeni qesharak dhe po bëni qesharak gjithë Shqipërinë“, deklaroi Rama

Kryeministri deklaroi se Berisha e ka ezauruar të gjithë fantazinë e akuzave.

“Kur akuzon pa fakte ose i ke bërë vetë, ose të shkon mendja t’i bësh vetë. Kaq mund të them sa herë shan kundërshtarin me libër shtëpie. Të shkoi jeta duke marrë nëpër gojë dynjanë”, tha kryeministri

JAVANEWS.AL/a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU