Nuk e braktis Milanin… refuzon një rrogë prej 5 milionë eurosh në sezon

Qofshin të bekuara refuzimet e Karlos Bakës në adresë të Uest Hemit pa u menduar dy herë. Kolumbiani si fillim u tha “jo” 4 milionë eurove në sezon, më pas refuzoi 4.5 dhe, në fund, 5 milionë.

Nga ky fakt “fërkon barkun” trajneri Vinçenco Montela, i cili debutoi me një fitore në “San Siro” kundër Torinos së Sinisha Mihajloviçit.

Një sukses i vuajtur, por i bukur. Milani duhet të falënderojë Karlos Bakën, autor i tre golave. Kolumbiani, i ardhur një sezon më parë nga Sevija për 30 milionë euro, pas refuzimit të Xhekson Martinezit, ka fituar zemrat e tifozëve.

Aventura e 29- vjeçarit ka filluar në mënyrë të rastësishme: 18 gola vitin e fundit në kampionat, por që nuk i mundësuan dot “Djallit” të kualifikohej për në Kupat e Europës.

Një futbollist të tillë është mëkat ta largosh. Mirëpo, në sezonin më të vështirë që ka kaluar Milani në 30 vitet e fundit, i cili u karakterizua nga tratativa me kinezët dhe pak të ardhura për t’u investuar në merkato, drejtuesit u joshën nga ideja për të nxjerrë në shitje “diamantin” më të çmuar.

Sulmuesi nuk u nis për turneun në SHBA duke qëndruar në Milano për të pritur ofertat e klubeve të interesuar.

Ajo më konkretja erdhi nga Uest Hemi: 30 milionë euro për kartonin e 29-vjeçarit. Mirëpo, Baka tha “jo”, duke theksuar se ose qëndron te Milani, ose largohet për një skuadër pjesëmarrëse në Champions.

Në ditën kur Milani dhe tifozët më në fund bën paqe, merita shkon për Bakën dhe Donarumën, i cili priti penalltinë e Belotit në minutën e 95-të.

Baka shënoi tre gola dhe mbajti premtimin që i kishte bërë djalit. Kur janë fëmijët në mes ia vlen edhe që të grindesh me Niangun për ekzekutimin e penalltisë.

Francezi ka mundësi të shënojë që këtë javë kundër Napolit. Ah, po, edhe të kaltrit gjatë merkatos u interesuan për Bakën. Fati është i çuditshëm!

Menaxheri – “Karlos e quan Milanin një klub të madh. Kemi marrë shumë oferta, por ai dhe familja e tij vendosën të qëndronin në Milano. Karlos mendon se Milani do rikthehet së shpejti kompetitiv dhe kjo ishte arsyeja pse nuk u largua”, ka thënë ditën e djeshme menaxheri i tij, Serxho Barila./panorama/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU