Nuk do të ketë riformatim të Qeverisë kosovare

Partia Demokratike nuk do të pranojë riformatim të pjesshëm të Qeverisë.Nëse këtij procesi do t’i nënshtrohet Kabineti qeveritar, atëherë kërkesë e subjektit kryesor në pushtet është të gjithë partnerët e koalicionit të preken nga ky zhvillim, shkruan Koha Ditore.

Hajredin Kuçi, nënkryetar në PDK dhe ministër i Drejtësisë, i ka thënë gazetës se për këtë çështje do të vendoset ndërmjet kryetarëve të partive kryesore që e drejtojnë Ekzekutivin.

Burime të gazetës kanë theksuar se ndërkombëtarët nuk janë aspak të kënaqur me performancën e Kabinetit qeveritar dhe se këtë ia kanë bërë të ditur edhe vetë kreut të Ekzekutivit. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU