‘Noriega’ e ftohi si vdekja!

Nga Kimete Berisha

Më shumë e ka përmendur emrin e Noriegës Sali Berisha, sesa familjarët e ‘të ndjerit’.

Gjeneratat e reja as nuk e dinë (bile as që u intereson) se Noriega është i vdekur.

E marrin për një mafioz që s’ka çfarë i bën kush se i ka blerë me paret e drogës krejt dynjanë.

S’ka ditë të Zotit që nuk ia ka lëkundur eshtrat në varr, deri sot kur ‘Noriega’ ia ktheu ashtin e shpinës Sali Berishës dhe u kthye përgjithmonë në varrin e tij.

Kur ‘luan’ me lugetër e me emra të vdekurish, normal që do të përfundosh i ftohtë si vdekja dhe i trishtuar si fantazma që s’pajtohet me vdekjen e tij.

Sot kur gati krejt populli shkuan mbas ‘Noriegës’ , Sali Berisha s’mund ta quaj popullin ‘i droguar’ që shkon mbas një ‘Noriege’ ose ‘popull psikopat’ që shkon mbas një ‘psikopati’ prandaj më së miri po i bie të ndahet nga ‘Noriega’ dhe ta gjej një emër tjetër si zëvendësim për emrin e Edi Ramën.

Në fakt, vetëm Amerika (dhe aty këtu ndonjë kokë) e ka kuptuar mesazhin se pse Sali Berisha e quante Edi Ramën bash ‘Noriegë’ e nuk e quante me ndonjë emër tjetër, kur ka plot zgjedhje emra kriminelësh.

E ka quajtur Edi Ramën ‘Noriegë’ për t’i thënë Amerikës, se ‘unë e di’ se përveç ‘kriminel’, Edi Rama është edhe agjent i juaji, siç ishte Noriega, edhe kriminel, edhe agjent i CIA-s, për tri dekada e kusur.

Një herë agjent-përherë agjent, po nejse, e di bashkëvuajtësi Sali Berisha, të cilit Amerika ia deshfroi ‘Noriegën’ pak si me vonesë 😂

P.S. Mos e ngacmoni humbësin.

As s’është kulturë, as s’është fer.

Fituesit heshtin (buzëqeshin pak, pa i zhveshur dhëmbët) dhe prandaj duken madhështorë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU