Nokia prezanton smartphonin më të mirë në treg

Kompania Nokia do të rikthehet në treg, për të prezantuar smartphone e saj të ri të quajtur Nokia 6.

Ky telefon celular ka një ekran 5.5 inch me 2.5D Gorilla Glass, memorie 64 GB, një kamerë të pasme 16 megapixel dhe bateri 3000 mAh.

Telefoni duhej të lançohej në tregjet ndërkombëtare në fillim të këtij viti me çmimin 245 $, por kompania finlandeze thotë se e ka lançuar pajisjen e re vetëm në Kinë.

Telefoni është bërë shumë i pëlqyer në Kinë dhe mendohet se do ia kalojë iPhone të Apple me shitjet që do ketë. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU