Noka nuk lëshon sallën e parlamentit, refuzohet kërkesa për përjashtimin e Ramës

Deputeti i PS, Erion Brace, duke debatuar me deputetet e PD, Roland Keta dhe Flamur Noka, gjate nje seance parlamentare, ku jane diskutuar nismat ligjore te propozuara nga opozita, amendamentet ne ligjin "Per dekriminalizimin" dhe ato ne ligjin "Per funksionimin e komisioneve hetimore"./r/n/r/nLawmakers, Erion Brace, Roland Keta and Flamur Noka, during a parliamentary session.

Ka zgjatur vetëm 5 minuta Seanca parlamentare pas ndërprerjes disaorëshe që erdhi pas përjashtimit të deputetit Flamur Noka, i cili nuk prnaonte të dilte nga salla.

Me rifillimin e senacës parlamentare në roën 17.00, deputeti Noka ishte sërish prezent dhe nuk ka pranuar të dilte nga salla me gjithë kërkesën e përsëritur të kryeparlamentarit Ruçi.
Në këto kushte, kreu i Kuvendit ka vendosur mbylljen e seancës plenare e cila pritet të mblidhet sërish nesër në orën 8.30.

Më herët, Ruçi bëri me dije se nuk u pranua kërkesa për përjashtimin e kryeministrit Rama, kërkesë e disa deputetëve të opozitës. Ndërkohë, në orën 19.00 pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve.

Ndërkohë në dalje të parlamentit Flamur Noka dha një deklaratë të shkurtër për mediat ku tha se “ato komente që kam patur për të bërë, i kam bërë. Këtu është atentat ndaj demokracisë,. Kanë vënë në krye të Kuvendit ministrin i sigurimit për t’i mbyllur gojën opozitës”, u shpreh Noka.

Referuar deklaratave të opozitës se po tentohet t’i mbyllet goja, kre i Kuvendit Ruçi lexoi disa të dhëna nga seancat parlamntare të diskutantave. Sipas tij, rezulton se diskutantët e PD kanë konsumuar plot 17 orë diskutim, ata të LSI 5 orë ndërsa deputetët e PS 13 orë. Nëse bashkojmë minutazhin e partive opozitare PD-LSI, së bashku kanë konsumuar 22 orë diskutime ndarsa mazhoranca 13 orë.

/a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU