Njollat në fytyrë që shkaktohen nga dielli hiqen kollaj… ju duhet vetëm limon dhe sheqer

Lëngu i limonit ka veti pastruese dhe zbardhuese, çka mund të ju ndihmojë në zhdukjen e njollave të errëta në lëkurë. Për më tepër ky produkt i jashtëzakonshëm e mban lëkurën të butë, të pastër dhe mjaft të bukur.

Për të bërë të mundur zhdukjen e njollave të errëta të cilat kryesisht shkaktohen nga dielli mund të përdorni lëngun e limonit në 2 mënyra:

1)Thjesht aplikoni lëngun e limonit në zonat e prekura. Lëreni për 30 minuta para se ta shpërlani me ujë të ftohtë.

Përsëriteni këtë trajtim për 2 herë në ditë për disa javë që të vëreni rezultate pozitive. Nëse keni lëkurë të ndjeshme hollojeni lëngun e limonit me ujë, ujë trëndafili ose mjaltë.

2)Një tjetër opsion është të përzieni sheqer mjaftueshëm në lëngun e limonit që të përgatisni një skrab për fytyrën, sidomos tek zonat e errëta. Pas 5 ose 10 minutash shpërlajeni. Bëjeni këtë disa herë në javë. Mund të shtoni dhe pak vaj ulliri në këtë recetë./express/a.k

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU