Vllaznimi, zyrtari shqiptar i policisë që ndaloi Vuçiçin të shkelte në Drenicë

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, dje tentoi të vizitonte fshatin Banjë në Drenicë, por nuk u lejua nga banorët e zonës si dhe Policia e Kosovës. Ishte zyrtari i Policisë së Gjilanit Vllaznim Surdulli i cili i komunikoi presidentit serb se ai dhe eskorta e tij nuk do lejoheshin të vijon rrugën në drejtim të fshatit Banjë në Drenicë.

Përpjekja e Vuçiç dhe përfaqësuesve të tjerë të Beogradit hasën në kundërshtimin e ashpër të Vllaznim Surdullit, i cili i vuri në dijeni se Policia e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar të vizitojë Drenicën.

Me dhjetëra qytetarë të Drenicës kishin bllokuar dje rrugën për të penguar Vuçiçin të vizitonte fshatin Banjë, ku jetojnë 3 familje serbe. Drenica është ndër zonat simbol të qëndresës kundër pushtuesit serb në Kosovë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU