Njihuni me vendin ku benzina kushton më lirë se uji

Venezuela është shumë pranë “vlimit”. Pas atentatit me dronët e mbushur me eksplozivë ndaj presidentit Nikolas Maduro situata është rënduar.

Të mbushësh makinën me benzinë në Venezuelë kushton më pak se një shishe ujë. Venezuelianët po përballen me mungesën e ujit, ushqimeve dhe ilaçeve.

Shumë fëmijë vuajnë nga uria dhe nuk kanë arritur dot të ushqehen. FMN njoftoi dje se inflacioni në Venezuelë ka arritur 1 milionë përqind.

Çdo ditë në rrjetet sociale postohen foto nga kaosi në rrugët e Venezuelës ku qytetarët qëllojnë zogj me gurë për t’i gatuar më pas.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU