Njihuni me dëshirat e fshehura të çdo shenje horoskopi

Dëshirat e fshehura të secilës shenjë mesa duket janë zbuluar nga ekspertët që merren me këtë fushë.

Këto janë dëshirat e fshehura që secila shenjë e horoskopit ka:

Dashi Të bëhet një lider dhe të ketë gjëra të mëdha në jetën e tij. Dashi, njihet si një shenjë e cila nuk dëshiron të varet nga dikush tjetër. Ambiciozë të mëdhenj!

Demi Të ketë siguri në të gjitha fushat e jetës. Demat njihen si njerëz të cilët dëshirojnë të kenë siguri në jetë. I kap frika nëse nuk kanë diçka të sigurtë. Ah more dem sa shumë e dëshiron jetën e mirë!

Binjakët Dëshirojnë të kenë eksperienca të reja dhe të mësojnë gjëra të reja. Një binjak nuk lodhet duke mësuar gjëra të reja dhe të provojë eksperienca të ndryshme. Kështu vazhdo binjak!

Gaforrja Dëshiron të ketë momente romantike me personin e zemrës dhe të tjerët të paguajnë për të. Liria e vërtetë është gjithmonë në mendjen e një gaforreje dhe ata nuk do pushojnë së luftuari derisa ta kenë. E zgjuar je moj gaforre!

Luani Vazhdimisht  të respektohet dhe lavërohet. Kjo është dëshira e fshehur e një luani, i cili dëshiron të jetë gjithmonë personi më i mirë. Je njishi o luan!

Virgjëresha Të marrë dhe japë vazhdimisht dashuri. Virgjëresha është e fiksuar pas dashurisë dhe e dëshiron atë si ndonjë lëndë narkotike. Kujt ia merrte mendja, moj virgjëreshë që  paske kaq shumë dashuri?!

Peshorja Dëshiron të krijojë balancë dhe të bëjë bamirësi. Nëse çdo gjë shkon në ekuilibrin e duhur, një peshore do ndihet  shumë mirë. Sa të mirë jeni ju peshoret!

AkrepiDëshiron të jetë në krye të çdo gjëjë dhe të rregullojë  të gjitha mosmarrëveshjet. Akprepët  dëshirojnë shumë t’I bëjnë të tjerët të mendojnë se janë gabim. Sipas intv.al  ata duan të  kenë sukses atje ku të tjerët dështojnë. Je pak i rrezikshëm o akrep!

Shigjetari Dëshirojnë të bëjnë risi dhe ndryshime të vërteta në botë. Shigjetarët janë shumë socialë dhe dëshirojnë të bëjnë ndryshime pozitive edhe në jetën e të tjerëve pa pritur asgjë në këmbim. Sa durim që ke o shigjetar!

Bricjapi Dëshirojnë të admirohen nga miqtë dhe familja e tyre Një bricjap ka shumë dëshirë që të tjerët të admirojnë punën e tyre. Njihen si shenjë që punon fort. E dimë o bricjap që je punëtorë!

Ujori Ka një dëshirë të madhe të dalë nga turma dhe të njihet për guximin e tij. Ujori dëshiron të mos bëjë çdo gjë që të tjerët bëjnë. Sipas intv.al ata guxojnë për të ndryshuar jetën e tyre, pa bërë krahasime me botën që e rrethon. Bravo të qoftë o ujor!

Peshqit Dëshira e tyre e fshehtë eshtë që ëndrrat dhe fantazitë e tyre t’i bëjnë realitet. Peshqit njihen si shenjë që në shumicën e kohës jetojnë duke ëndërruar. Dëshira më e madhe e tyre, sipas intv.al  është të zgjohen dhe t’i bëjnë në realitet gjërat që kanë në kokën e tyre. Zgjohu nga ëndërrat o peshk i dashur!

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU