Njihuni me aplikacionin që shpëton sirianët nga sulmet ajrore

Khaled dhe vëllai i tij patën në dispozicion pak kohë për të marrë motoçikletën dhe për t’u larguar me shpejtësi dhe kjo në sajë të një sistemi alarmi.

Ata i shpëtuan një sulmi ajror që shkatërroi shtëpinë e fqinjëve në provincën siriane të Idlebit.

Banori 23-vjeçar me profesion gazetar dhe vëllai i tij mund të ishin vrarë nëse disa minuta më herët ata nuk do të ishin sinjalizuar nëpërmjet një njoftimi në aparatin celular për një sulm të mundshëm në lagjen e tyre Maaret al-Chourine, në provincën e Idlebit, bastioni i fundit rebel i kërcënuar nga një ofensivë masive e regjimit dhe aleatit të tij rus.

Ata u shpëtuan nga sistemi ‘’Sentry’’, i lancuar dy vite më parë nga dy shtetas amerikanë dhe një programuesi sirian.

Në provincën veriperëndimore të vendit në luftë, ky sistem mund të luanjë një rol vendimtar në rast sulmi.

Në momentin e shkëputjes nga toka të avionëve luftarakë sirianë apo rusë, ‘’Sentry’’ përllogarit dhe lokalizon shënjestrën e sulmit të radhës, duke analizuar korridoret e fluturimeve nisur nga të dhënat e siguruara nga vëzhguesit në terrenpor gjithashtu një rrjet sensorësh.

Sistemi aktivizon sistemet e alarmit pranë zonave të prekura dhe përdoruesve i përcillet paralajmërimi përmes aplikacioneve falas në aparatet celularë, veçanërisht nëpërmjet Telegram, duke i dhënë popullsisë në dispozicion disa minuta kohë për t’u strehuar.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU