Njihuni me 2-vjeçarin që tymos 40 cigare në ditë

Është vetëm dy vjeç por është duhanpirës.

Rapi Ananda Pamungkas ishte 2 muajsh kur filloi të fuste në gojë bishtat e cigares në tezgën e tregut të nënës së tij në Sukabumi, Indonezi.

Më tej, varësia e tij u përshkallëzua kur blerësit që kalonin nga tregu filluan t’i jepnin cigare.

Pothuajse dy muaj më vonë, Rapi u bë i varur plotësisht dhe thuhet që pi duhan të paktën një paketë në ditë.

Nëna e tij Maryati shprehet se vogëlueshi bëhet shumë nervoz, agresiv dhe nuk fle gjumë nëse nuk pi cigare. Nëse ajo tenton t’ia largojë cigaren, 2-vjeçari bëhet histerik.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU