Njihuni me 9 qytetet italiane ku shqiptarët janë të parët në biznes

Në Itali, 1 në 10 biznese drejtohet nga të huajt. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer në Itali e që publikohet nga “Il Sole 24ore”.

Sipërmarrjet e të huajve në Itali po rriten me ritme më të shpejta se ato të italianëve. Shumica e sipërmarrjeve i përkatësin sektorit të tregtisë dhe ndërtimit. E tashmë ato përfaqësojnë 9.5 % të totalit të sipërmarrjeve aktive në vend. Në total, janë 575 mijë sipërmarrjet e krijuara nga emigrantët.

E referuar këtij studimi, që përqendrohet te nacionaliteti i bizneseve për secilën provincë të Italisë, rezulton se bizneset e themeluara e të drejtuara nga shqiptarët janë më të shumtë në numër (në krahasim me kombësitë e tjera të emigrantëve në Itali) në 9 provinca Italiane.

Kombësia më e përfaqësuar, provincat ku emigrantët shqiptarë kryesojnë për numrin e bizneseve të krijuara nga të huajt

-Siena 359 biznese shqiptare
-Rimini 559 biznese shqiptare
-Forli-Cesena 519 biznese shqiptare
-Pistoia 920 biznese shqiptare
-Savona 994 biznese shqiptare
-Cuneo 723 biznese shqiptare
-Piacenza 404 biznese shqiptare
-Varese 1048 biznese shqiptare
-Trento 297 biznese shqiptare

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU