Njeriu më i pasur i Francës dhuron 200 mln € për rindërtimin e Notre Dame, 100 mln € edhe burri aktores Salma Hayek

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua të rindërtojë katedralen Notre-Dame në Paris, pasi zjarri kolosal përfshiu ndërtesën pasditen e djeshme duke shkatërruar një pjesë të saj.

Macron bëri thirrje për rindërtimin e katedrales 850 vjeçare. Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë reagimi për dhurimin e donacioneve që do të përdoren për ndërtimin e  saj.

I pari që ofroi ndihmë ishte miliarderi francez Francois-Henri–Pinault që ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për të ndihmuar në rindërtimin e “Notre Dame”.

Pinault zotëron grupin francez të luksit Kering, i cili mbikëqyr markat luksoze të modës Gucci, Saint Laurent, ndër të tjera. Miliarderi francez është bashkëshorti i aktores Selma Hayek.

Por i menjëhershëm ishte edhe reagimi i njeriut më të pasur të Francës i cili ka premtuar 200 milion euro për restaurimin e katedrales Notre Dame në Paris, duke shifrën e dhënë nga burrit të Salma Hayek.

Miliarderi Bernard Arnault, kreu i grupit të mallrave luksoze LVMH, menjëherë u bë donatori më i madh pas apelit të lëshuar nga presidenti Emmanuel Macron.

g.kosovari

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU