“Njerëzit janë krijuar për të fjetur dy herë në ditë”, ja pse lodhet truri pasdite

Nëse ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur pas dreke, është diçka plotësisht e natyrshme. Sipas Dr. Fiona Kerr, specialiste neurologe nga Universiteti i “Adelaide”, njerëzit janë krijuar për të fjetur dy herë në ditë.

“Privimi i gjumit në përgjithësi ka një numër pasojash negative në procesin krijues dhe për shëndetin e përgjithshëm mendor”, ka thënë ajo për “Telegraph”.

Mungesa e gjumit të “dytë” sjell pasoja në vëmendje gjatë punës, lodhje, arsyetim jo-logjik dhe bllokimin e neuroneve të trurit.

Ajo shton se gjumi i dytë është shumë i rëndësishëm. Dr, Fiona Kerr, këshillon të gjithë njerëzit që të flenë qoftë edhe 15 minuta gjatë pasdites sepse kjo do të sjellë përfitim në kujtesë, vigjilencë, rritje të nivelit të perceptimit, rritje të humorit dhe më e rëndësishmja, ul nivelin e stresit./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU