Një vepër tjetër e Van Gogh del në ankand për miliona dollarë

Një nga pikturat e para të Van Gogh, e pikturuar nga hollandezi në Scheveningen, do të dalë në ankand në Francë dhe pritet të shitet për 5 milion euro. Ajo është piktura “Women Mending Nets in the Dunes” e Van Gogh.

Ankandi do të zhvillohet në 4 qershor. Vepra madhështore është realizuar në vitin 1882.

Rekordi botëror që mban Van Gogh është për pikturën ‘Portrait of Dr Gachet’ e që është shitur për 82.5 milionë dollarë në vitin 1990. “Women Mending Nets in the Dunes” do të shitet më 4 qershor që bashku me 5 vepra të vogla të mikut të Van Gogh, Paul Gauguin.

Piktura ka qëndruar e varur në muzetë më prestigjoze të botës për 25 vite. Ajo është e frymëzuar nga jeta në fshatrat rreth Hagës dhe përmban shumë elementë që më vonë do të bëheshin simbole të punës së Van Gogh. (Shqiptarja.com)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU