Elita Ziberi, vajza e vokalistit të Elita 5, Arif Ziberi, ka mahnitur jurinë e talent show-t ‘The Voice of Turkey’. Në audicionet e fshehura, Elita i bëri të gjithë anëtarët e jurisë që të kthenin karriget, duke interpretuar këngën ‘Get Lucky’.
Artistët Hadise, Murat Boz, Sibel Can dhe Hakan vs. Gokhan kërkuan që Elita të bashkohej me skuadrën e tyre, por ajo zgjodhi t’i bashkohej ekipit të Hakan vs. Gokhan.
Elita tha se vinte nga Tetova dhe kur anëtarët e jurisë i kërkuan të këndonte një këngë në maqedonisht, ajo tha se ishte shqiptare dhe këndoi një fragment të shkurtër të këngës “Hapi sytë e zezë”.
BW/d.i.