Një truk interesant… si t’i zieni vezët, në Furrë! (VIDEO)

Nëse jeni adhurues i vezëve të ziera, me siguri çdo herë nevrikoseni kur nuk arrini t’i zieni mirë. Provojeni këtë truk dhe gjithmonë do të jeni të kënaqur me rezultatin!

Vezët e ziera fort mund t’i keni nëse i zieni në furrë! Ju nevojiten vetëm dy minuta përgatitjeje dhe rreth 30 minuta zierjeje.

Mbase tingëllon çuditshëm, mirëpo shija është fenomenale! – transmeton Telegrafi.

Vendosni vezët në rrjetën e furrës dhe nën to vendosni letrën për pjekje, në rast se ndonjë vezë thyhet.

Piqni 30 minuta.

Kur të jenë të ziera vezët, mbusheni një enë të madhe me ujë të ftohtë akull dhe vendosni vezët në këtë enë.

Qëroni vezët sapo të ftohen mjaftueshëm që të mund t’i mbani në dorë, që zakonisht nevojiten 10 minuta, pastaj ktheni në ujë të ftohtë që të ftohen deri në fund.

Epo, a po ju pëlqen kjo ide?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU