Një televizor i ri nga Apple mund të vijë së shpejti

Në fillim të kësaj jave, një pajisje që mbante firmën e Apple kaloi përmes zyrës së certifikimit të pajisjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, FCC.

Dokumenti nuk përmbante informacione mbi përshkrimin e pajisjes dhe llojin e saj.

Ajo çfarë dihet është se numri i modelit është A1844 dhe ka një formë të ngjashme me gjeneratën e katërt të televizorëve Apple.

Të gjitha specifikimet mbi përshkrimin e pajisjes janë fshehur nga një kërkesë e Apple.

Por në qoftë se do të bënim një hamendeshim mbi çfarë pritet të jetë pajisja e re e certifikuar nga gjigandi i teknologjisë, do të thonim se është televizori i shumëpërfolur Apple TV, me veçoritë 4K dhe HDR./krokodili/a.k

18387-17063-a1844-label-2-l

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU