Një pyetje të thjeshtë për antikomunistët e 2017-s

Nga Astrit Patozi

Një pyetje e thjeshtë kam për të gjithë antikomunistët e tërbuar, që thuhet se mezi po presin datën 9 shtator për të shprehur dhe shpalosur revoltën e tyre:

Kush është më e rëndë për ju, fakti që Gramoz Ruçi, me propozim të drejtpërdrejtë të Edi Ramës, nga deputet i përjetshëm i së majtës, që nga viti 1991, dhe së paku në 8 vjetët e fundit kryetar i grupit parlamentar te Partisë Socialiste, do të bëhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë?

Apo që Jozefina Topalli, me propozim të kryetarit të ngrirë (shkrirë) të Partisë Demokratike, nga deputete e përjetshme e së djathtës, që nga 1996-a e këtej (8 vjet prej tyre kryetare parlamenti), të shpallet armike e popullit, spiune e Sigurimit të Shtetit, e korruptuar, etj… etj…

Se nuk dua t’i përmend të gjitha çfarë janë thënë e shkruar për të, në mungesë dhe me porosi të fitimtarit plebishitar të 22 korrikut?

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU