• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Një përgjigje për Berishën: Tradhtia më e madhe është kur tradhton popullin tënd!

by Dilaver Goxhaj
22/09/2018 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dilaver Goxhaj/

Në intervistën dhënë gazetës “Bota sot”, datë 20 shtator 2018, z.Sali Berisha, midis të tjerave deklaron: “Pas vitit 1944, pushtimit të Kosovës nga ushtria partizane e Shqipërisë, dhe votës së parlamentit të Kosovës për dorëzimin e autonomisë së Kosovës Sllobodan Millosheviçit, ky është akti i tretë madhor i tradhtisë, (korrigjimi i kufijve nga H.Thaçi, D.G), nga serbomedhenj shqipfolës ndaj Kosovës.“

Së pari, me këtë thënie, se “partizanët shqiptarë pushtuan Kosovën pas vitit 1944”, do të thotë se ju, z.Sali Berisha edhe sot kërkoni ende të bindni të gjithë shqiptarët se Kosova është Sërbi; pasi duhet se, quhet pushtim kur pushton një vend të huaj. Dhe sipas jush, Kosova, për partizanët e UNÇSH paska qenë territor i Serbisë dhe jo tokë shqiptare! Më të lumtë, z.Sali! Nuk thonë më kot: “Mos e pyet, se fletë vetë”.

Së dyti, kur lexon një shprehje të tillë: “partizanët shqiptarë pushtuan Kosovën pas vitit 1944”, e thënë nga një ish-president dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, sikundër jini ju, z.Sali Berisha, menjëherë të lind pyetja: Si është e mundur që të zgjidhen në krye të shtetit shqiptar, njerëz të tillë që as e njohin dhe as marrin mundimin ta njohin historinë e vendit tonë, të cilit pretendojnë se i kanë dalë për zot? Si është e mundur të quhet tradhti kombëtare shkuarja e formacioneve partizane nga këtej në Kosovën shqiptare për çlirimin e saj nga nazistët gjermanë? Mos vallë ju, z.Sali Berisha, e quani çlirim të Kosovës pushtimin e saj nga fashistët italianë e ata gjermanë? Si është e mundur që ju, z.Sali Berisha, i quani tradhtarë partizanët shqiptarë që u vranë e u prenë me gjermanët për çlirimin e popullit shqiptar në Kosovë, ndërsa fashistët e nazistët italo-gjermanë i quan, respektivisht, autoktonë të trojeve shqiptare në Kosovë e ish-Jugosllavi? Se, një nga të dyja: ose partizanët shqiptarë të Shqipërisë dhe të Kosovës ose gjermanët ishin pushtues.

Ky kompleks pyetjesh të çon në përfundimin se për z.Sali Berisha, edhe popullsia shqiptare në ish-Jugosllavinë e atëhershme, që iu bashkua formacioneve partizane shqiptare, edhe ata janë tradhëtarë të Kosovës dhe të kombit.

Me këtë deklaratë publike që z.Sali Berisha ka bërë, gjithkush që e njeh atë pjesë të historisë, del në përfundimin se z.Sali është thjesht një mosnjohës i kësaj pjese të historisë së kombit tonë. Sipas dijenive të tij, formacionet tona partizane, si pjesë aktive e koalicionit antifashist botëror, kanë shkuar në viset shqiptare në Jugosllavi pas vitit 1944, ose më saktë prej janarit 1945! Mosdije e qëllimshme ose gënjeshtër me bisht.

z.Sali, njeriu plaket duke nxënë, dhe nuk është keq që ta mësoni edhe ju tash në pleqërinë tuaj të thellë, se dy divizionet e UNÇSH shkuan në Kosovë për ta çliruar dhe shpëtuar atë nga shpopullimi titist, duke dhënë jetën 600 partizanë “tradhtarë” sipas jush. Këtë gjë ua thotë qartë edhe Kryetari i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Shqipërisë, gjeneral Rrahman Parllaku, ish komandant i Divizionit V i UNÇSH për çlirimin e Kosovës: Lufta e divizioneve tona për çlirimin e Kosovës, e shkëputi atë nga nga blloku fashist, e cila deri atëherë ndihmonte nazi-fashistët me forca ushtarake të divizionit “SS”, Skënderbej dhe Regjimenti “Kosova”, që kishin luftuar kundër forcave partizane në Kosovë e Shqipëri, ngaqë qeveria Deva-Mitrovica ishin në shërbim të gjermanëve. Në këtë mënyrë, partizanët shqiptarë e shpëtuan Kosovën nga shërngulja e popullsisë së saj shqiptare, sipas vendimit të Tre të Mëdhenjve: Çurçill, Stalin dhe Ruzvelt në Jaltë, që u jepte të drejtë shteteve fituese në luftë për shpërnguljen e pakicave kombëtare që ishin bashkuar me bllokun fashist, sikundër iu shkëput Rumanisë Moldavia, pa llogaritur shpërnguljen e dhjetë milionë gjermanëve nga Prusia, Krakovia, Sudetët etj. (Rrahman Parllaku “Kosova e lirë, ëndrra e jetës sime”, 2011, f.51 & 173)

Mësoje, gjithashtu, z.Sali, se veprimet e formacioneve të mëdha të UNÇSH në viset shqiptare në Jugosllavi filluan në verën e vitit 1944 dhe jo pas viti 1944. Kalimi i partizanëve tanë në viset shqiptare në jugosllavi ndodh, kur, me urdhër të Komandës së Përgjithshme të UNÇSH, forcat e Divizionit I kaluan në Shqipërinë e Mesme e të Veriut dhe në rajonet verilindore të vendit. Në 2 gusht 1944, pas sulmit të reparteve të Br.I & IVS dhe të Brigadës Maqedonase, forcat partizane hynë në Dibër. Dhe pas një muaj luftimesh, ku BrVS zevendësoi BrIS, në 2 shtator 1944 u çlirua përfundimisht Dibra. (AQU, Fondi Div.I, viti 1944, dosja 7, 59). Mos duhet thënë, z.Sali: “u pushtua Dibra nga partizanët “tradhëtarë” shqiptarë?”

Pas marrjes së Dibrës, në shtator 1944, Shtabi Kryesor i UNÇlJ për Maqedoninë, nëpërmjet Vidoje Smilevskit, sekretar i KQ për Maqedoninë Perëndimore, kërkon nga Komanda e Përgjithshme e UNÇSH të dërgonte formacione të saj “për t’u lehtësuar veprimet luftarake në këtë zonë dhe për mobilizimin e shqiptarëve të Maqedonisë në një repart të tyre”. (AQU, po aty, dosja 13,16). Njëkohësishtë, në letrën e nënshkruar në emër të komandës së qarkut të Dibrës, nga Nafi Sulejmani dhe Qemal Agalliu, theksohej: “repartet partizane të UNÇSH do të ndihmonin për çlirimin e Kërçovës e të Gostivarit”. (AQU, po aty, dos.16,fl.70).

Mirëpo, kur Kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar e Shqipërisë lëshoi thirrjen e datës 17 dhe 22 shtator 1944, për popullsinë shqiptare të visëve shqiptare në Jugosllavi, për t’u bashkuar në Frontin Nacionalçlirimtar, për ata shqiptarë që bashkpunonin me okupatorin, (Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar NÇSH, 1962,f.197-198), menjëherë, po ai Vidoje Smilevski, kërkoi tërheqjen dhe ndalimin e shpërndarjes së kësaj thirrjeje në viset shqiptare, me pretekstin, se “të tilla thirrje ka të drejtë t’i bëjë organi legjislativë i shtetit të Maqedonisë”, si dhe kërkonte që t’i dorëzoheshin atyre të gjithë shqiptarët që akuzoheshin për bashkpuntorë me gjermanët, edhe pse në qytetet e Tetovës, Gostivarit e Kërçovës vepronte në këtë kohë vetëm pushteti shqiptar i vendosur nga forcat e Br.18S dhe ato të Br.4 partizane e shqiptarëve të Maqedonisë. (AQU, po aty, dos.16). Po kjo kërkesë e fundit e Smilevskit, nuk u zbatua nga partizanët “tradhëtarë” shqiptarë, z.Sali; dhe, ma merr mendja, se për këtë rast ju i keni akuzuar për tradhëtarë. Po qe kështu, ke më se të drejtë.

Po ashtu, nga gjysma e dytë e vitit 1944, u vendosën lidhje të ngushta e të vazhdueshme edhe me repartet partizane kosovare e jugosllave, me kalimin e formacioneve të UNÇSH në Kosovë e në Jugosllavi. Ky kalim i forcave tona partizane në Kosovë, z.Sali, u bë me kërkesën e Shtabit Suprem të UNÇJ, në fund të gushtit 1944, “për të dërguar në veri të lumit Drin” një pjesë të forcave të UNÇSH, të cilat do të kishin për detyrë të pengonin konsolidimin e njësive armike dhe t’i shpartallonin ato forca. Kjo kërkesë u ripohua edhe në letrën dërguar SH.P të UNÇSH, në 26 gusht 1944, nga Fadil Hoxha e Bashko Çakiç (Nenad), respektivisht komandant e komisar të Shtabit Kryesor të UNÇJ për Kosovën dhe rrafshin e Dukagjinit ( “Kosova”, nr.4, Prishtinë, 1975 dhe AQU, Fondi SHP, viti 145,dos.55). Kështu që nuk kemi pushtim të Kosovës nga “tradhëtarët partizanë”, z.Sali, sepse, në radhë të parë, Kosova nuk është tokë e huaj por është pjesë e Shqipërisë; dhe së dyti, ishte kërkesë e komandantit dhe e komisarit të Shtabit Kryesor të UNÇJ për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit.

Nëse ju, z.Sali, dhe historianët me të cilët ju këshilloheni, keni dokumenta të tjera, që përgënjeshtrojnë referencat që unë rreshtoj në këtë shkrim, lutem na i bëni prezent.

Bazuar në sa më sipër, na jepet e drejta të shtrojmë pyetjen: Kur ju, z.Sali, dërguat divizionet e Ushtrisë Shqiptare, si dhe i bëtë thirrje Veriut të Shqipërisë të mobilizoheshin për të nënshtruar me armë, revoltat popullore në Shqipërinë e Jugut, në pranverën e vitit 1997, mos vallë u nisët nga ideja që ta pushtonit Shqipërinë e Jugut, ngaqë, me sa duket, e konsideroni edhe atë tokë të huaj, si pjesë të Greqisë, përderisa e quani edhe Kosovën pjesë të Serbisë? Lutem na kthe përgjigje, se nuk dimë se ku të të rendisim: armik apo mik të kombit shqiptar.

Së treti, ju z.Sali Berisha, vështirë të besohet se nuk e njihni këtë pjesë të historisë shqiptare. Dhe këtë e them me bindje të plotë, sepse ju keni qenë sekretar organizate dhe sekretar byroje i PPSH, dhe e keni ditur përmendësh Historinë e PPSH, ndryshe nuk mund të zgjidheshit në ato funksione,

Por ju këtë deklaratë e bëni qëllimisht, për të shtrembëruar historinë e popullit shqiptar. Dhe kush shtrembëron me vetëdije historinë e popullit të tij, ai është thjesht tradhtar i atij populli. Nuk ka tradhti më të madhe se të tradhtosh popullin tënd.

Next Post
“Po tani do flasë kush, nga Lul budallai tek Voltana e revoltume?”

Parlamenti shëtitës i opozitës, u bë gazi botës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Parashikimi i horoskopit për shenjën tuaj/ Dashuria sot mund t’iu sjellë surpriza të këndshme… 

December 6, 2025
Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

Lituania shpall “gjendje emergjence” për shkak të balonave nga Bjellorusia

December 5, 2025
Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

Po festonin një ditëlindje, shpërthen zjarri në një restorant, të paktën 10 viktima

December 5, 2025
Alimehmeti ‘shigjeton’ lidershipin e PD: Nëse humbasim, përgjegjësitë shkojnë gjithmonë për lart

Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Për çfarë e përgëzova Doktorin

December 5, 2025
Zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë/ Nuk certifikohet nga KQZ, Lista Serbe

Serbët marrin komunat e Veriut, analisti: Do të jetë lexim pozitiv nga ana e Bashkimit Evropian

December 5, 2025
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Nuk bëhet analizë me Nokën”, Beqiri: Albana Vokshi, pronare e ish-Ekspozitës me dokumente false!

December 5, 2025
Përplasen dy automjete në Klos, plagosen pesë anëtarë të një familjeje

Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një 38-vjeçar, detaje nga ngjarja e rëndë

December 5, 2025
Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

Qytetarja porosit ilaç për veshët, nuk do e besoni se çfarë i erdhi në shishe

December 5, 2025
Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

Britania e Madhe akuzon Rusinë: Ka deportuar me forcë mijëra fëmijë, po kërkon të zhdukë identitetin ukrainas

December 5, 2025
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Kufizohen pagesat cash për qytetarët, eksperti: Bizneset duhet të kenë një mundësi për…

December 5, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In