Një paramilitar serb shpallet fajtor për krime lufte në Kroaci

Drejtësia kroate shpalli sot fajtor për krime lufte gjatë konfliktit në Kroaci (1991-95) një ish-paraushtarak serb, Dragan Vasiljkovic, i cili u ekstradua nga Australia në muajin korrik.

Dragan Vasiljkovic, i ashtuquajtur “kapiteni Dragan”, u akuzua se kishte ndaluar dhe torturuar civilë dhe policë kroatë në Knin, ish-bastion i separatistëve serbë gjatë konfliktit.

“Në cilësinë e komandantit të një njësie paraushtarake, ai nuk ka bërë asgjë për të parandaluar dhe sanksionuar të tilla krime, që kanë ndodhur në vitin 1991, por ka marrë pjesë edhe vetë”, theksoi prokuroria kroate në një komunikatë.

Vasiljkovic, 61 vjeç është akuzuar gjithashtu për torturimin e dy ushtarëve kroatë në fshatin Bruska në vitin 1993 dhe se kishte drejtuar në vitin 1991, një sulm të përgjakshëm kundër qytetit Glina, gjatë të cilit një civil dhe një gazetar gjerman humbën jetën.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU