Një paralajmërim i çuditshëm në rrjetet sociale: Kujdes nga vajza me valixhe blu…

Sipas ish-zyrtarit Italian që e bëri publik këtë alarm, gruaja që kërkon ndihmë, pasi i hapet dera u kërkon të zotëve të shtëpisë ta ndihmojnë me diçka për tu ushqyer vetë dhe për fëmijët që ka në shtëpi.

Mirëpo kjo grua nga ana tjetër bën edhe një vlerësim të gjendjes financiare të këtyre shtëpie. Nëse shtëpia është shumë komode atëherë ajo bën një shenjë me shkumës në avllinë e kësaj shtëpie. Kjo shtëpi bie pre e grabitjes nga hajdutët gjatë natës.

Në zonat ku është parë kjo grua ka ndodhur një numër i madh vjedhjesh në shtëpi të ndryshme.

Në Itali në rrjetet sociale është përhapur alarmi për një grua e cila konsiderohet e rrezikshme për italianët. “Kujdes nga gruaja me valixhen blu, çantë dhe bluzë të zezë rrjetë. Ajo u bie zileve të shtëpive dhe kërkon diçka për të ngrënë. Në dorë fsheh një shkumës”./JOQ

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU