What’s App lançoi ditën e sotme verifikimin e dy faktor për të gjithë përdoruesit. Kjo masë shtesë sigurie do ju mbrojë nëpërmjet një kodi gjashtë shifror i cili do të dërgohet në numrin tuaj celular.
Niveli i ri i sigurisë do të mbrojë llogarinë tuaj të WhatsApp nga qasje të paautorizuara thotë kompania. Përdoruesit kanë opsionin e një adrese e-mail-i rikuperimi nëse harrojnë kodin.
What’s App tha se kjo adresë nuk është e verifikuar dhe duhet të jenë të kujdesshëm kur e vendosni. Por platforma ka ndërmarrë masat të tjera sigurie.
Kur keni të aktivizuar autentikimin me dy faktor, numrit celular nuk i lejohet të verifikohet brenda 7 ditëve nga verifikimi i parë.
Më pas ata do të lejohen por mesazhet e dërguara të cilat nuk i keni marrë do të fshihen. Autentikimi me dy faktor u bë i disponueshëm në Nëntor përmes versioneve beta dhe tashmë ofrohet për 1.2 miliard përdoruesit, shkruan bw.
Mund ta aktivizoni përmes Settings > Account > Two-step verification > Enable.