Një miliard euro në vit nga diaspora në Kosovë, Shqiperia 500 milion

Remitancat nga diaspora që marrin qytetarët e vendeve të rajonit luajnë një rol të rëndësishëm në gjendjen ekonomike dhe sociale të qytetarëve.Në disa familje remitancat janë burimi i vetëm i të ardhurave të tyre dhe ndikojnë dukshëm në standardin e jetesës, ndërsa pa këto të ardhura për disa familje do të ishte shumë më vështirë se sa tani.

Sipas të dhënave të marra nga Anadolu Agency (AA), Kosova është vendi i cili fiton më shumë remitanca nga mërgimtarët e diasporës, me një shumë prej 700 milion euro në vit, pastaj vijon Shqipëria me mbi 500 milion euro dhe Maqedonia me të paktën 400 milion dollarë. Këto informacione tregojnë se qytetarët të ardhurat nga diaspora, kryesisht i përdorin për nevojat themelore për jetesë.

Edhe pse duket se deri më tani është vështirë që këto të ardhura të përdoren për diçka tjetër, analistët e ekonomisë rekomandojnë se fondet nga remitancat mund të përdoren për fillimin e programeve për mikro-ndërmarrjet apo përdorimin e tyre për ndonjë program për punësim ose vetëpunësim.

Këshilltari i lartë politik në Ministrinë e Diasporës, Kushtrim Sheremeti, për AA bëri të ditur se diaspora e përbën fuqinë më të madhe ekonomike të Kosovës. Ai duke vënë në dukje se të ardhurat nga diaspora janë rreth 700 milion euro në vit, theksoi se, “Një prej të hyrave kryesore që shteti i Kosovës merr janë remitancat nga diaspora që jetojnë gjithandej botës.”, citohet Blic. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU