Një maçok për… kryetar fshati! (FOTO)

Një maçok i quajtur Sweet Tart është zgjedhur kryetar fshati në Michigan, SHBA dhe tashmë do të jetë udhëheqësi formal i 300 banorëve.

Zgjedhjet përcaktuan qentë Diablo Shapiro dhe Punkin Anderson Harder si nënkryetarë.

Sipas Daily Mail, pozicionet ceremoniale u vendosën nga vota që kushtonin 1 dollarë secila, duke rritur një fond prej 7000 dollarësh që do shkojnë për Shoqërinë Historike të fshatit të Omenës.

Kandidatët duhet të jenë kafshë dhe të jetojnë në Omenë.

Një inaugurim dhe paradë u mbajtën të shtunën dhe zyrtarët e sapozgjedhur do të shërbejnë për tre vjet.

Ngjarja e pazakontë do të finalizohet me nënshkruarjen e dokumenteve zyrtare duke përdorur putrat e kafshëve. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU