Një lajm i keq për ata që duan iPhone

Në të ardhmen Apple nuk do të prodhojë më iPhone ekonomikë, me çmim dhe funksione të reduktuara, sepse sipas gjigantit të teknologjisë, përdoruesit e tij janë të gatshëm të paguajnë më shumë për të patur një telefon me cilësinë më të mirë të mundshme.

Kështu u shpreh Tim Cook në Asamblenë e Përgjithshme të Punonjësve të mbajtur në zyrat qendrore në Cupertino, menjëherë pas raportit financiar për fillimin e vitit 2016, ku u konfirmua gjithashtu se muajin e ardhshëm, Apple do të hedhë në treg një tjetër iPad. Sipas portalit “9to5Mac”, për Tim Cook, iPhone është ende “biznesi i madh i së ardhmes” dhe ka hapësirë për t’u rritur gjithnjë e më shumë në vitet e ardhshme, duke sjellë në vëmendje se, vetëm gjatë periudhës së festave, janë shitur 74.8 milionë të tillë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU