“Një gënjeshtër – një gjobë”. Berisha publikon procesverbalin e seancës

Ish-kryeministri ka reaguar mesditën e sotme në lidhje me fjalën e tij në Parlament kur pati përplasje sa i përket citimit që Rama i bëri. Sipas Sali Berishës, për të vërtetuar këtë gënjeshtër Rama zgjodhi të lexojë fjalën e Berishës duke e nxjerrë veten gënjështar.

Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook:

Dje Edi Rama ben autogjobe!!

Te dashur miq, Edi Rama, gjate nderhyrjeve dhe replikave ne parlament perseriti se paku gjashte here mashtrimin, sipas te cilit une kisha qene dakord me ligjin qe ai miratoi ne qeveri pa rekomandimet e Venecias, me te cilin ai kap dhe fut nen sqetull Byrone Kombetare te Hetimit.

Per te vertetuar kete genjeshter, Rama zgjodhi te lexoje para shqiptareve ne tekstin e fjales time ne parlament per BKH te dt 28 Janar, ne te cilin ai vet nxorri veten genjeshtar pasi teksti tregon se une i jam referuar qartesisht rekomandimeve te Komisionit te Venecias per BKH, te cilat kerkojne qe ajo te ngrihet jo ne policine e shtetit ku desheron Rama por ne prokurorine e shtetit.

Keshtu te dashur miq, siç tregon foto e procesverbalit te parlamentit te fjales time me dt 28 Janar 2016 per BKH, qe fakton te kunderten e asaj qe pretendonte Rama, ky i fundit, bazuar ne propozimin tim “nje genjeshter – nje gjobe” mori dje nje gjobe te rende! sb

12670552_558518007642444_5813918580020510160_n 12743542_558517954309116_8815567021764118091_n

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU