Një breshkë e rrallë nxirret nga dallgët në bregdetin e Durrësit

Deti i trazuar në orët e para të mëngjesit të sotëm ka nxjerrë në breg një breshk deti.

Breshka e nxjerrë nga dallgët, ishte e ngordhur dhe kishte një madhësi të konsideruar.

Ndërkohë të shumtë ishin kureshtarët në shëtitoren Taulantja, që u afruan për të parë.

Breshka peshon 50 kg dhe mendohet që të jetë mbi 100 vjeçare, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e ngordhjes së saj.

Specia detare u pikas nga punonjës të ndërmarrjes së pastrim-gjelbërimit të cilët po punonin për pastrimin e zonës.

Në bregdetin e Durrësit përgjatë viteve të fundit, kanë qenë disa specie të ngjashme që kanë dalë më breg të detit.

g.kosovari

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU