NISMA: Protesta e 9 Janarit do të jetë veç fillimi

Sekretari i NISMA-së, Bilall Sherifi, protestën e paralajmëruar për të shtunën me 9 janar e cilëson vetëm si fillim të asaj çfarë do të bëjë blloku opozitar i krijuar nga VV, AAK dhe NISMA, për kundërshtimin e marrëveshjeve si dhe për rrëzimin e Qeverisë. “Pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese Qeveria nuk ka më legjitimitet të udhëheqë  vendin, dhe aq më pak ta përfaqësojë vendin sërish në bisedimet me Serbinë. Prandaj, zgjedhjet e parakohshme nuk kanë alternativë”, ka thënë Sherifi. Sipas Sekretarit të NISMA-së, zhvillimet dhe ngjarjet e këtij viti do të mbahen nën kontrollë vetëm nëse Qeveria nuk verpon ashtu sikur nuk ka ndodhur asgjë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Asocacionin, ndryshe aij thotë se ky është një paralajmërim i keq për këtë vit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU