Nisin votimet në Serbi, Vuçiç kandidati kryesor për fitore

U hapën sot në mëngjes qendrat e votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, ku Partia Progresive Serbe (SNS) e kryeministrit Aleksandar Vuçiç shihet si kandidatja kryesore për fitimin e tyre.

Ndërkohë, analistët flasin për një rritje të së djathtës ekstreme antievropiane dhe filoruse, pas vendimit të Gjykatës së Hagës për Vojislav Shesheljin, ultranacionalistit serb, i akuzuar për krime lufte në Kroaci dhe Bosnje, i cili u shpall i pafajshëm.

Të gjitha partitë e tjera, të majta dhe të djathta, të përçara me njëra-tjetrën pritet të marrin 5-6 për qind të votave duke luftuar për të kaluar të paktën pesë përqindshin e nevojshëm për të hyrë në parlament.

Në këto zgjedhje votohet edhe për ato rajonale në Vojvodinë dhe për ato lokale në shumë komuna.

Të paktën 6,7 milionë zgjedhësit mund të votojnë sot deri në orën 20:00 në 8 378 qendra votimi në të gjithë vendin.

Kandidatët për parlamentin me 250 vende janë 3 270, të cilët përfaqësojnë 20 parti dhe lëvizje politike.

ATSH

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU