Nishani u jep shtetësinë shqiptare 2 lojtarëve shqiptarë nga Maqedonia

Dy lojtarët shqiptarë nga Maqedonia, Izair Emini dhe Nijas Lena kanë marrë shtetësinë shqiptare. Presidenti Bujar Nishani ka firmosur dekretin për dy lojtarët që luajnë me Kukësin në Kategorinë Superiore në Shqipëri.

Sulmuesi Izair Emini ka lindur në Tetovë, mesfushori Nijas Lena ka lindur në Strugë, ndërsa tashmë përpos pasaportës maqedonase do të kenë edhe atë shqiptare. Fitimi i parë pas marrjes së shtetësisë është për Kukësin, pasi dy futbollistët shqiptarë aktivizoheshin me statusin e lojtarit të huaj në Kategorinë Superiore. Tashmë trajneri i Kukësit mund të aktivizojë në fushë më shumë se 4 lojtarë të huaj, pasi dy shqiptarët nga Maqedonia nuk konsiderohen të huaj.  /ma.me

emini lena

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU