Niset për në Greqi, 20-vjeçarja e zhdukur prej 10 ditësh

Babai i një vajze nga Berati ka denoncuar në Poici zhdukjen e saj prej disa ditësh, pasi kjo e fundit ishte nisur për në Greqi, por ka humbur kontaktet me familjen e cila nuk di më asgjë për të.

Burimet nga Komisariati i Policisë Berat thanë se më datë 03.11.2017, është drejtuar në Komisariat për të bërë denoncim shtetasi me inicialet M.Z, 52 vjeç, banues në fshatin Hinkë, Ura Vajgurore.

Ai ka bërë kallëzim se prej 10 ditësh, është larguar nga banesa për në Greqi, vajza, XH.Z, 20 vjece, me të cilën ka humbur kontaktet skruan Panorama.

Policia thotë se nga ana e saj po punohet për gjetjen e vajzës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU