Nis takimi në Kryesinë e Kuvendit, i pranishëm edhe Rama. Mungojnë ambasadorët SHBA-BE

Në Kryesinë e Kuvendit nis takimi me dyer të mbyllura, i thirrur nga kreu i Kuvendit, Ilir Meta për reformën në Drejtësi.

Në takim marrin pjese Kryeministri Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Ambasadorët e BE dhe SHBA, Romana Vlahutin dhe Donald Lu, pak me heret me anë të një njoftimi për shtyp patën deklaruar se nuk marrin pjesë në takim nëse nuk nisen diskutimet nga propozimi hibrid bërë nga ndihmës sekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland.

***

Pas refuzimit të SHBA BE për të marrë pjesë në takimin 5 palësh, deri në këto momente vetëm Kreu i Parlamentit, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre në takimin e sotëm që nis në orën 16:00.

Kryeministri Edi Rama nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht pjesëmarrjen. Ndërsa burime nga PS thonë se është prishur formati i takimit të planifikuar 5 palësh.

Nga ana tjetër burime nga PD thonë se nuk ka tërheqje pas deklaratës së ambasadorëve.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU