Nis shitja e biletave në të zezë për Kosovën

Uebfaqet kosovare që merren me shpallje të ndryshme, të martën ishin të stërmbushura me oferta për shitjen e biletave për ndeshjen eliminatore të Botërorit “Rusia 2018” Kosovë – Kroaci, që zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Çmimet e biletave nëpër këto shpallje varionin dhe ishin shumëfish më të shtrenjta sesa çmimi që ishte vënë nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) kur ato dolën në shitje, shkruan “Koha Ditore”.

Çmimet e biletave për ndeshjen me Kroacinë ishin prej shtatë euro më e lira deri në 130 euro më e shtrenjta, që ishte për zonën VIP, por ka pasur edhe bileta me çmime 15, 20 dhe 55 euro.

Në shpalljet e publikuan të hënën, e sidomos të martën, kryesisht ofroheshin biletat e shtatë eurove, të cilat arrinin çmimin deri në 50 euro. Kishte edhe prej atyre që biletën e shtatë eurove, e ofronin për 25 euro me mbishkrimin “urgjent” …(b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU