“Kufijtë e Kosovës nuk duhet të preken, janë vendosur si rezultat i luftërave”. Kështu deklaroi nga Vlora kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pak pas konferencës së presidentit Hashim Thaçi për këtë çështje, Haradinaj tha qëndrimin e tij të prerë, ndërsa shtoi se kufijtë janë vendosur si rezultat i luftërave. Mes të tjerash ai tha se “Hapja e temës së kufijve e pa pranueshme për mua”.
“Për popujt e Ballkanit luftërat kanë qenë tragjike. Kufijtë nuk lëvizen me fjalë”, tha Haradinaj.
Ndërkohë, kreu i shtetit kosovar deklaroi pak më herët se nuk bëhet fjalë për ndryshim kufijsh, por për korrigjim të tyre.
“Dua të theksoj se dialogu ka vetëm një qëllim thelbësor, arritjen e marrëveshjes ndërshtetërore paqësore. Unë jam i përkushtuar për arritjen e marrëveshjes dhe kam propozuar, pas kërkesës së përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, për korrigjimin e kufijve. Si një mundësi e vetme që ata t’i bashkohen Kosovës, kjo nënkupton jo ndarje të Kosovës”, tha Hashim Thaçi.
a.ç