Nis rritja e çmimit të karburanteve në tregun ndërkombëtar, pritet të shkojë 60-70 USD për fuçi

Rritja e çmimit të karburanteve është bërë e dukshe edhe gjatë ditës së sotme, kryesisht për shkak të bisedimeve tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës dhe pritjeve për zvogëlim të prodhimit nga vendet kryesore që eksportojnë karburanteve.

Çmimi për një fuçi ka shkuar në 58.35 dollarë, që paraqet rritje për një dollar nga dita e djeshme. Sekretari për tregti i Shteteve të Bashkuara, Wilbur Ross, ka thënë se ekzisojnë gjasa të mëdha për arritjen e marrëveshjes tregtare me Kinën, ndërsa ministria e jashtme kineze ka thënë se Pekini beson në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me SHBA-në.

Në anën tjetër, ekziston frika se zhvillimi i dobët ekonomik në nivel global do ta zvogëlojë kërkesën për karburante dhe në këtë mënyrë të shkaktojë zvogëlim të prodhimit. Një firmë me bazë në Arabi Saudite ka parashikuar që çmimi i karburanteve të shkojë në 60 ose 70 dollarë për fuçi në mesin e këtij viti. Në anën tjetër, pritet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta rrisin prodhimin e karburanteve, shkruan “Reuters”./a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU