Nis “pelegrinazhi” në Elbasan, Basha: Këtu është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin

Teksa në Tiranë po mbahet seanca plenare e Kuvendit, opozita është zhvendosur në Elbasan, qarkun që e cilëson si kryeqendrën e krimit. Para deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të LSI, kreu i PD Lulzim Basha tha se Elbasani, “është gjeneza e bashkëpunimit të Ramës me krimin”.

“Xibraka, është çengeli kriminal që mban varur Edi Ramën përmes asaj që dihet botërisht, pjesëmarrjes së drejtëpërdrejtë të vëllait të kryeministrit në një ndërmarrje nga Kolumbia në Shqipëri për përpunimnin e qindra miliona eurove në kokainë”, deklaroi Basha.

Ai tha se në Elbasan komandën e kanë marrë bandat e lidhura me pushtetin. Basha përmendi emrat e kryebashkiakut Qazim Sejdini dhe kreut të grupit të PS Taulant Balla.

Ai tha se pas sulmit të bandave ndaj policisë, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale.

“Elbasani i shkencëtarëve, arsimit, patriotëve, ka 5 vite që vuan nga modeli i krimit të Ramës që portretizohet në tre emra, Qazim Sejdini, Tulant Balla, dhe bandat nga Çelët etj që treguan se kush sundon këtë vend kur goditën policinë pa asnjë pasojë ligjore.

Ditë pas kësaj ngjarjeje poshtëruese për shtetin, që tregoi se marrëdhënie e Ramës me kriminelët ka evoluar aty ku janë kriminelët që diktojnë, pra kemi një kriminel fallco në duart e krimit. Edhe këtu zbarkuan forcat policore me në krye vëllain e Agron Xhafës, ministrin e brendshëm të vetëm në Evropë me vëllain e dënuar me drogë.

Njësoj, si në Shkodër, kanë zbarkuar forcat policore, forcat lëvizëse operacionale, por rezultati ëhstë zero. E gjitha është një shfaqje propagandistike.

Kështu ishte në Elbasan para një viti, asnjë nga banditët që goditën policinë nuk është arrestuar, asnjë nuk është ndjekur penalisht,. Të njëjtin fat do ketë operacioni propagandistik i Shkodrës”, tha Basha./a.m.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU