Nikoliç bëhet bezdisës: Edhe ne marrëveshjet e ardhshme i sqarojmë në Kushtetuese

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, ka thënë se ideja për formimin e Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë, ka qenë pjesë e platformës së tij, si një autonomi brenda autonomisë. Ai në një intervistë për të përditshmen serbe “Blic”, ka thënë se idenë për AKS-në e kanë pranuar si Bashkimi Evropian ashtu edhe Prishtina, transmeton Koha.net.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nikoliç ka thënë se pas përfundimit të dialogut në kuadër të kapitullit 35, që ka të bëjë me normalizimin e raporteve mes dy vendeve, ai do ta dërgojë ndonjë marrëveshje për ta interpretuar kushtetutshmërinë nga gjykata serbe.

“Zajednica ka qenë ideja ime në platformën për Kosovën, dhe në njëfarë mënyrë këtë e kanë pranuar përfaqësues të BE-së e Prishtinës me idenë që ajo nuk do të ndodh kurrë. Ne duhet të insistojmë në Asociacionin që është autonomi brenda autonomisë sepse në të kundërtën do të vihet në pikëpyetje vazhdimi i dialogut”, ka thënë Nikoliç.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU