‘Nike’ tërhiqet nga Kombëtarja e Iranit në Botëror, shkak sanksionet e SHBA

Kombëtarja e Iranit do të jetë e bllokuar pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror të futbollit, shkruan Zeri.info.

Në fakt, kompania amerikane, Nike ka bërë të ditur se do t’i heq këpucët sportive me logon e saj nga ekipi iranian, duke thënë se asnjë futbollist i Iranit nuk do të mund t’i mbath këpucët e kompanisë së njohur amerikane të veshmbathjeve për shkak të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit.

Nike në këtë rast mund të zëvendësohet në këtë aspekt nga kompania gjermane, Adidas, përgatiti ”Zëri”. (b.an)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU