Nik Xhelilaj rrëfen se si u bë pjesë e serialeve turke

Jo më kot është cilësur si një nga meshkujt më sexy në Shqipëri.  Pasi magjepsi tëgjithë me pamjen dhe aftësitë e tij aktoriale, Nik Xhelilaj hodhi njëhap të rëndësishëm në karrierën e tij përtej kufirit. Xhelilaj tashmë është bërë pjesë e kasteve në Gjermani dhe në Turqi. Por rrugëtimi nuk ka qenë fort i lehtë.

Aktualisht, Nik po zhvillon xhirimet për një serial turk, ku do të luajë rolin e një personazhi shqiptar me origjinë nga Prizreni. Së fundmi ai ka zhvilluar një intervistë me moderatoren e njohur Orinda Huta, ku ka folur për jetën e tij private dhe atë profesionale.

Orinda ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” promon e puntatës së radhës të emisionit “Jo vetëm modë”, duke bërë kështu publike disa sekuenca të shkëputura nga intervista e realizuar në Stamboll.

“Shansi im që në Shqipëri në ato vite pati një erë të mirë në qendrën e inematografisë shqiptare. Pas katër vitesh për të marrë përgjigjen, refuzim vize!”, dëgjohet të thotë në një moment aktori. Niku shtoi pastaj se regjisori (turk) e kishte ndarë mendjen dhe i ka zhvilluar audicionet në Tiranë. Ndërkohë i pyetur për raportet e tij me femrat, aktori i njohur është shprehur duke qeshur se i ka të mira. “Në raportet e mia private me femrat i mirë jam. Veten për të mirë e di”, shprehet ai.

/a.meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU