Ngrijnë tubacionet në Shkodër, furnizimi me ujë bëhet me autobot

Ujësjellës-Kanalizime Shkodër vazhdon furnizimin me ujë të pijshëm të banorëve me autobot, pas ngrirjes së tubacioneve që shkaktoi edhe mungesën e ujit në disa zona.

UKSH vijon furnizimin me autobot të banorëve në zonat e prekura më së shumti nga ngricat. Konkretisht në fshatin Oblikë të njësisë Administrative Ana e Malit, dhe në lagjen Bahçallëk po u shërbehet banorëve me autobot për furnizimin me ujë të pijshëm.

Ujësjellësi sqaron se kjo masë është marrë, pasi kanë qenë të detyruar që të stakojmë pompat e ujit për shkak të ngricave. /java/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU