Nënkomisioni parlamentar që do të mbikëqyrë procesin e Vetingut në radhët e policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe shërbimit të çështjeve të brendshme dhe ankesave zhvilloi sot mbledhjen e parë inauguruese.
Kryetare e këtij nënkomisioni u zgjodh Ermonela Felaj, ndërsa anëtarë nga radhët e maxhorancës, Pjerin Ndreu, Elona Gjebrea dhe Sadi Vorpsi.
Ndërkohë opozitës i takon nënkryetari i komisionit dhe dy anëtarë. Por, opozita nuk i ka propozuar ende emrat, ndërkohë që deputetet e djathtë nuk ishin të pranishëm në mbledhjen e komisionit të Sigurisë.
Mbledhja e radhë e nënkomisionit do të zhvillohet më 25 shtator.
Kryetarja Felaj kërkoi që në mbledhjen e radhës të jenë të pranishëm edhe deputetët e opozitës, pasi siç tha ajo, duhet punuar që deklaratat për Vetingun të mos jenë qëndrime populiste, por të nxjerrin rezultate të prekshme për qytetarët.
/b.d