Ngjarjet e rënda, Xhafaj paralajmëron ndryshime në polici

Situata e rendit dhe sigurisë në vend dhe në mënyrë të vecantë zbulueshmëria e autorëve ka qenë një pikë e rëndësishme që kryeministri Rama ka theksuar nga Vlora se duhet të ndryshojë me urgjencë. “Nuk duhet t’ja lejojmë vetës të kemi një ngjarje, një ngjarje të vetme kriminale të pazbuluar, jo më disa”- tha Rama, duke i dhënë fjalën ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.

Gjatë fjalës së tij, ministri i Brendshëm theksoi se së fundi kemi disa ngjarje të rënda dhe ka pranuar se ka pasur edhe mungesë eficente të strukturave të policisë.

“Kemi 5-6 ngjarje të rënda me vrasje dhe viktima dhe jetë të pafajshme dhe zbulimi i autorëve lë shumë për të dëshiruar, për të mos thënë që është shqetësuese. Kjo do na detyrojë të bëjmë një analizë të thellë me forcat përkatëse,  me ndryshimet dhe përmirësimet e duhuara qoftë në përbërje qoftë në drejtimin e tyre”- tha Xhafaj.

ma.me

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU