Ngjarje e shëmtuar në Mat, djali bën për spital nënën 62-vjeçare

Një 62-vjeçare është dhunuar nga djali i saj i cili më pas është arrestuar nga policia.

Si pasojë e goditjeve në kokë gruaja është transportuar në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e duhur mjekësore. Markelen Lala, 28 vjeç, banues në fshatin Plan i Bardhë, Klos ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij T.L për motive të dobta.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal. /b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU