Ngjante me një kriminel, vuajti 17 vite burg padrejtësisht

Një person i pafajshëm ka vuajtur 17 vite burg për një krim që nuk e kishte bërë, por kishte një ngjashmëri identike me kriminelin, autor të ngarjes.

Richard Jones, nga Kansas City u burgos pasi kishte një ngjashmëri shumë të madhe me kriminelin, dhe për pasojë e pësoi shumë keq.

Pasi ka kryer dënimin, ai po kërkon 1 milionë paund kompensim për 17 vitet e humbura brenda qelisë.

Jones u lirua nga burgu vitin e kaluar pasi një gjyqtar vuri në pikëpyetje dënimin dhe identietin e tij.

Ai u burgos për grabitje me armë në vitin 1999 pasi një dëshmitar okular e identifikoi.

Megjithatë, ndërsa ishte në burg, të burgosurit e tjerë në mënyrë të përsëritur i thanë atij se dukej si një kriminel i quajtur Ricky Amos.

Jones jetonte në anën tjetër të Kansasit, ndërsa krimineli që ngjastonte me të jetonte afër vendit ku ndodhi grabitja.

Më vonë doli se nuk kishte prova të ADN-së apo gjurmëve të gishtërinjve që lidhnin Jones me krimin.

Tani ai ka paraqitur një padi duke kërkuar 1 milion dollarë kompensim  nga shteti i Kansas.

Babai i dy fëmijë, i cili ka humbur periudhën e rritjes së vajzave të tij 24 vjeç dhe 19 vjeç, po kërkon edhe ndihmë financiare për shkollim, strehim dhe këshillim.

/b.d

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU