“Ngërçi” me ministrin e ri, SHBA: MPB duhet plotësisht funksionale

Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas lëvizjeve në ministrinë e Brendshme dhe emërimit në krye të saj të Gjenaralit Sandër Lleshaj.

Në një njoftim në faqen zyrtare ambasada bën  me dije se “jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare”.

Më tej ambasado thotë se Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Nga ana tjetër, SHBA përforcon qëndrimin e para pak ditëve të Bashkimi Evropian teksa bën apel se Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ketë një ministër në krye.

Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët.

Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.

Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.

Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.

Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.” – thuhet në njoftimin e ambsadës së SHBA në Tiranë.

a.ç

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU