Ngelës në të gjitha kriteret e vettingut, shkarkohet kreu i Gjykatës së Sarandës

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit ka shkarkuar nga detyra  kryetarin e gjykatës së Sarandës, Alltun Çela.

Trupa gjykuese që kryu vetingun për Çelën përbëhej nga Pamela Qirko, Xhensila Pine dhe Genta Tafa Bungo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dalë me një vlerësim negativ për të tre kriteret e vetingut – pasurinë, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin, të gjyqtarit Alltun Çela – i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike.

DSIK ka dorëzuar një raport negativ për gjyqtarin Çela, duke nënvizuar se ky i fundit nuk është ‘i përshtatshëm’ për tu konfirmuar në detyrë, ndërsa vlerësimi i KLD-së për profesionalizmin e subjektit është ‘nën mesatar’.

Ndaj gjyqtarit Çela në KPK janë regjistruar një numër denoncimesh nga shtetas të ndryshëm, pjesë e të cilave janë vlerësuar të besueshme nga trupa gjykuese e KPK-së dhe për të cilat subjektit i është kaluar barra e provës.

a.cupaj

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU